Mijëra familje pa energji elektrike – Një stuhi e fortë përfshin Kroacinë

Si pasojë e një stuhie të fortë, e shoqëruar me breshër, e cila preku pjesë të Kroacisë, veçanërisht Slavoninë dhe Istrian, pothuajse 3 000 familje mbetën pa energji elektrike.
Sipas mediave kroate, situata ishte veçanërisht e vështirë në Qarkun Brod-Posavina.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi këtë mëngjes se Qendra e Qarkut 112 në Slavonski Brod mori raportime të shumta nga qytetarët gjatë natës për shkak të pasojave të stuhisë së shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

Ekipet e Elektra Slavonski Brod kanë dalë në terren këtë mëngjes dhe po punojnë për eliminimin e defekteve, ndërsa normalizimi i plotë i furnizimit pritet gjatë mëngjesit dhe pasdites.
Për shkak të stuhisë, linjat e energjisë elektrike u prishën dhe nënstacionet dolën nga puna, gjë që la 2,944 përdorues në disa komuna pa energji elektrike.