Shtetas austriak kapet duke vozitur me 171 km/h në autostradën Shkup-Tetovë
MPB njofton se me datë 29.06.2025, në ora 12:20, në autostradën Shkup–Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë ndaluan M.S.F. (53) nga Republika e Austrisë. Gjatë kontrollit të trafikut u konstatua se M.S.F. po drejtonte një veturë udhëtarësh “Audi” me targa austriake me shpejtësi prej 171 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, atij iu konfiskua patenta e shoferit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim penal.