Ariu e sulmon nje grua ne Siniçan të Tetovës, dërgohet në spital me lëndime

124

Policia e Tetovës njofton se një grua nga fshati Siniçan në komunën e Bogovinës është plagosur nga një ari. Në SPB Tetovë për këtë rast është njoftuar nga Spitali Klinik i Tetovës.

“Më 01.07.2025 rreth orës 18:00 në SPB Tetovë është raportuar nga Spitali Klinik i Tetovës se aty është sjellë E.H. (41) nga Siniçani, e cila sipas deklarimeve ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem Rid’ në fshatin Siniçan është sulmuar nga një ari,” njofton SPB Tetovë.

Comments