Për të 41-tën herë, dështon konstituimi i kuvendit
Asgjë e re!
Për të 41-tën herë më radhë ka dështuar konstituimi i kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në seancën e sotme të pranishëm në sallë ishin një pjesë dërrmuese e deputetëve, shkruan IndeksOnline.
Së pari u ftuan partitë të propozojnë emrat e tyre për formimin e Komisionit për votim të fshehtë që, rëndon si herat e tjera, nuk pati propozime, por ftesë të mos shkelet aktvendimi i Kushtetueses.
Në propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Republikës 54 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Teksa në kuvend po mbahej seanca konstituive, në oborr u protestua për zvarritjen e procesit të krijimit të institucioneve./IndeksOnline/