Të shtunën themelohet “Lëvizja Arbëria”, shpresë e re lind tek shqiptarët e Maqedonisë

113

Ish deputeti Bekim Fazliu në rrjetin social facebook ka paralajmëruar themelimin e një Lëvizje e cila do të quhet “Lëvizja Arbëria” ku sipas Fazliut, Kuvendin themelues do ta mbajë ditën e shtunë në ora 13:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq dhe bashkëmendimtarë!

Të shtunën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup, themelojmë zyrtarisht Lëvizjen “ARBËRIA”, një ide e ndershme dhe e guximshme, që buron nga ndërgjegjja shqiptare.

“ARBËRIA” nuk është parti. Është vetëdije e re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët, dhe shfrytëzimit të qytetarit.

Është thirrje për bashkim, përgjegjësi, veprim të ndershëm dhe projektim i së ardhmes.

Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë , që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët.

ARBËRIA është shpresë. Është rezistencë. Është vendtakimi i brezave që nuk dorëzohen.

Ejani më 5 korrik, ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Bëhu shpresë. Bëhu pjesë e ARBËRISË!” – ka shkruar Bekim Fazliu.

Comments