Aksident tragjik pranë kufirit Serbi-Hungari: Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë nga një veturë me targa të Maqedonisë

50

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Horgoshit, afër kufirit serbo-hungarez, raportojnë mediat serbe.

Sipas informacioneve, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit në autostradë, në drejtim të Horgoshit.

Mediat raportojnë se drejtuesi i një automjeti “Kia” me targa të Maqedonisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë, ndërsa pasagjeri ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Hetimet janë kryer nga prokurori i Prokurorisë Themelore Publike në Suboticë dhe policia e trafikut.
Ndaj drejtuesit të automjetit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë në trafikun rrugor.

Comments