Zjarr në një depo të Ipkos, reagojnë nga kompania

54

Mbrëmjen e djeshme njëra nga depot e IPKO-së është përfshirë nga zjarri. Lidhur me këtë kanë reaguar nga kompania në fjalë.

Sipas kompanisë, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.

Nga kompania thonë se të gjitha operacionet vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.

Postimi i plotë:

Për incidentin në depon të IPKO-s.

Të enjten në mbrëmje, një zjarr shpërtheu në njërën nga depot e IPKO-s. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve tona të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.

Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.

E vlerësojmë besimin dhe mirëkuptimin tuaj. IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë./Indeksonline/

Comments