Tragjedi në Kërçovë: Motoçiklisti 17-vjeçar humb jetën gjatë një aksidenti

86

MPB njofton se më 04.07.2025, rreth orës 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Mirko Mileski”, ndodhi një aksident trafiku midis një veture të tipit “Audi” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strelc i Kërçovës, dhe një motoçiklete të markës “Hamachi”, e drejtuar nga një djalosh 17-vjeçar nga Kërçova.

Motoçiklisti, i cili pësoi lëndime të rënda trupore, u transportua drejt Klinikës “Nëna Terezë” në Shkup, por ndërroi jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. Vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet policore dhe një prokuror publik, me urdhër të të cilit do të kryhet autopsia e trupit të pajetë të motoçiklistit.

Comments