Dështon seanca e 42-të për konstituimin e Kuvendit

86

Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e partive PDK, LDK, AAK e partive tjera më të vogla nuk po e votojnë themelimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Këto parti janë shprehur kundër kandidates së propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Seanca e radhës do të mbahet pas më pak se 48 orëve, të hënën nga ora 11:00

Comments