Kapen me nëntë pako me marihaunë, arrestohet 23-vjecari nga Dobroshti dhe një person nga Norvegjia

68

MPB njofton se sot (18.07.2025) në orën 03.35 në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë, pranë ,,Mbikalimit të Treboshit”, punonjës të policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria peronat A.E. (23) nga fshati Dobrosht dhe D.M. (25) nga Norvegjia. Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve ,,Opel Corsa” me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, janë gjetur nëntë pako me marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet parashtresë përkatëse.

Comments