BMW-ja me targa zvicerane godet një të mitur në Gostivar – fëmija pëson lëndime të rënda trupore

85

MPB njofton se më datë 17.07.2025 në orën 21.34 në Stacionin Policor Gostivar është denoncuar se në rrugën „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, automjeti i pasagjerëve „BMW“ me targa zvicerane, i drejtuar nga Xh.I. (33) nga fshati Forinë e Gostivarit, me qëndrim në Zvicër, kishte goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Në aksident, i mituri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Është kryer inspektim nga ekipi i inspektues i DPB Gostivar.

Comments