Ramadani: Kurti s’i ka votat për Qeveri, bllokada s’lidhet me vota për kryeparlamentar

131
fresco

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur se cila është logjika kur Vetëvendosje i ka pesë vota të AAK-së nëse ndërron kandidatin, por do t’i marrë tri të Nismës nëse ua lë pozitën e kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se kjo po bëhet thjesht për shkakun që Kurti nuk i ka votat për Qeveri.

Sipas tij, nuk do të ketë Qeveria Kurti 3.

Postimi i plotë:

Kurti i ka 5 vota të AAK-së pa kushte nëse e ndrron kandidatin dhe nuk po i merr!

Si po mendoni që Kurti do t’i merr 3 vota të NISMA-s me kushtin që t’ia jep Kryeparlamentarin?

Cila është logjika këtu?!

Pra, edhe ta ndrrojë kandidatin, edhe t’ia jep Kryeparlamentarin një partie tjetër, edhe të merr 2 vota më pak!

Thjesht, nuk i ka votat për Qeveri, prandaj kjo bllokadë nuk lidhet me votat për Kryeparlamentar, sepse ato i ka – por nuk po i do!

NUK KA QEVERI KURTI 3!

Comments