Drita e Shkëndija, mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë në Champions

339
fresco

Skuadrat e Dritës dhe Shkëndijës, janë të vetmet skuadra shqiptare në Ligën e Kampionëve. Mirëpo të dyja do të kenë kundërshtarë të vështirë, me Dritën që zhvillon ndeshjen ndaj Kopenhagës, ndërsa Shkëndija kundër ish-kampionëve të Evropës, FCSB.

Në rast të ndonjë kualifikimi historik nga të dyja skuadrat, të dyja kanë mësuar kundërshtarët potencial në raundin e tretë, me Dritën që mund të përballet me fituesin e ndeshjes RFS-Malmo, si dhe Shkëndija me fituesin e ndeshjes Shelburn-Karabak.

Në rast të eliminimit të tyre, do të vazhdojnë garat në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, si dhe potencialisht në play-offin e Ligës së Konferencës.

Comments