Hekuran Murati llogarit edhe në votat e Lutfi Hazirit e Bekë Berishës për Kuvend
Nuk dihet nëse ka ndonjë ndryshim dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka votat në tentativën e fundigt për konstituimin e Kuvendit, megjithatë, deputeti Hekuran Murati po llogarit edhe në votat e dy deputetëve opozitarë.
Në një prononcim për media para fillimit të kësaj seance, ai tha se me votën e Lutfi Hazirit të LDK-së dhe Bekë Berishës së AAK-së bëhen 64 vota.
“Shpresoj dhe uroj që të gjindet vullneti te partitë opozitare dhe deputetët që të kemi konstituimin e Kuvendit
Jemi te numri 57 në vazhdimësi, me Nismën bëhemi 60, me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota e 61-të, bëhemi 63, dhe madje me votën e Bekë Berishës bëhemi 64” – ka thënë ai.
Kujtojmë se sot nga ora 14:00 deputetët do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

