Haradinaj para seancës: Nuk po shihet që ka vullnet, pres zgjedhje
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se janë të gatshëm për çdo lloj kompromisi, me qëllim që të dalin nga kjo situatë. Kërkesa e vetme e tyre ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidati.
Megjithatë, Haradinaj tha se më shumë po duket se do të ketë zgjedhje sesa një zgjidhje.
“Jemi të gatshëm për çdo lloj kompromisi, vetëm që të dalim nga kjo situatë. E vetmja kërkesë ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidatja.”
“Më shumë po e shoh që do të kemi zgjedhje sesa një zgjidhje.”