Zjarret po vazhdojnë në fshatin Trudë të Prishtinës – rrezikohen shtëpitë

65

Një zjarr i madh po vazhdon të jetë ende aktiv në në fshatin Trudë të Prishtinës.

Në disa fotografi të dërguara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet se zjarri i është afruar edhe shtëpiave të banimit duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas lexuesve të IndeksOnline, zjarri ka nisur në zonën malore dhe është përhapur për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin. /IndeksOnline/

Comments