Kryeprokurori i Speciales: Shërbimi sekret serb punon me të madhe me rekrutu shqiptarë për Siri e Irak

118
fresco

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka zbuluar se shërbimi sekret serb është duke punuar që të rekrutoj shqiptarë që t’i bashkohen luftrave të huaja në Siri dhe Irak, shkruan Periskopi.

“Këtë që po e them, e them me kompetencë dhe përgjegjësi. Shërbimi sekret serb punon me të madhe për të rekrutu shqiptarë që t’i bashkangjiten luftrave të huaja në Siri dhe Irak dhe qëllimi është, tendenca e tyre shtë që Kosovën ta paraqesin si shtet jostabil si shtet që ka ideologji ekstremiste që në fakt nuk ekziston”, tha Isufaj mes tjerash gjatë një interviste në Kallxo.

Comments