Musliu i reagon Vetëvendosjes: Jo maskarenj, mos e politizoni FSK-në

118
fresco

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me reagim të ashpër është përgjigjur ndaj Vetëvendosjes dhe deklaratave të tyre për FSK-në në veri.

Musliu ka thënë se FSK-ja është e gjithë Kosovës, e jo e partive.

“Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse”, tha ajo të mërkurën në një postim në Facebook. “Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.Sa turp, aq edhe mjerim!”.

“Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë: Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar? A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako Smoki??? Apo edhe ajo ka zbritë nga qielli, njëjtë si ‘sukseset’ që veç ata i shohin?”, tha ajo dhe vazhdoi: “Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në!Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.”

“FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të Kosovës! Respekt për ushtarët tanë! Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik!”.

Comments