Skena dramatike në aeroportin e Antalyas: Pasagjerët evakuohen nga aeroplani!

Pasagjerët në një fluturim të Turkish Airlines u evakuuan nëpërmjet rrëshqitëseve pasi u pa tym në aeroplan pas uljes në aeroportin e Antalyas në Turqi.
Incidenti ndodhi ndërsa Boeing 777, i cili ishte nisur nga Stambolli, po lëvizte në pistën e uljes në resortin turistik të Antalyas. Ekipet e reagimit ndaj emergjencave rekomanduan një evakuim emergjent si një masë paraprake për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve, konfirmoi zëdhënësi i linjës ajrore Yahya Ustun.
Sipas tij, të gjithë pasagjerët u evakuuan në kohë, pa lëndime. Numri i saktë i pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit nuk u raportua.
Inspektimi teknik fillestar tregoi se tymi ishte shkaktuar nga një defekt në tubin hidraulik. Kontrolle të tjera teknike të avionit janë duke u zhvilluar.
🚨TK2430 sefer sayılı İstanbul–Antalya seferini yapan
THY'nin Boeing 777 tipi uçağının Antalya'ya inişinin ardından taksi sırasında iniş takımlarında duman görülmesi üzerine yolcular slide'lar aracılığıyla tahliye edildi.#turkishairlines #antalya #tahliye pic.twitter.com/3HR7lzE7KM— Airkule (@Airkule) July 29, 2025