Personi që e përdhosi flamurin e Kosovës në shesh, po intervistohet nga policia
Policia e ka shoqëruar në stacion qytetarin nga Tirana që sot përdhosi flamurin e Kosovës, kinse në emër të bashkimit kombëtar.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ai është duke u intervistuar.
“Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, tha ajo.