Prokuroria propozon dëbimin e Popoviqit për dy vjet nga Kosova, Gjykata vendos pasdite

65

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar që i akuzuari Igor Popoviq të dënohet me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dëbim prej 2 vitesh nga Kosova, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë mes të dy palëve.

Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth mesditës, Popoviq ka mbajtur një fjalim publik në Rahovec me përmbajtje që, sipas Prokurorisë, nxitte urrejtje dhe përçarje ndëretnike. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë deklarata që cilësohen si nxitëse ndaj grupeve etnike.

Për këtë masë u pajtua edhe vetë i akuzuari Popoviq dhe mbrojtja e tij.

Comments