Tetovari e rreh babain e tij 75-vjeçar, arrestohet nga policia

159
fresco

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 14:00, në rrugën “Goce Delçev” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e kanë privuar nga liria personin O.S. (46) nga Tetova, i cili ishte raportuar se në shtëpinë e tij familjare në Tetovë e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 75-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.

Comments