Bilall Kasami: Studeniçan mbështet ndryshimin dhe kandidatin Sedat Bislimi për kryetar të komunës

161
fresco

Së bashku me Izetin, Zeqirjain dhe Arbenin, qëndruam sot në Studeniçan për të promovuar kandidatin tonë për kryetar të komunës, Sedat Bislimin, energjinë e re dhe shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.

Atmosfera në Studeniçan dëshmoi qartë se ndryshimi është i pashmangshëm. Sedat Bislimi është garancia për një menaxhim efikas, të drejtë dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Ai është njeriu i duhur për ta shndërruar potencialin e kësaj komune në zhvillim real e të prekshëm.

Studeniçani ka folur: koha e vjetër ka mbaruar, ka filluar koha e VLEN dhe Sedat Bislimit!

Comments