Aktgjykimi: Abdixhiku e quan “rekord të turpshëm, 48 herë” bllokadën e VV-së përmes Deharit

165
fresco

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas Aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive – për çka tha se tash u saktësua ajo çka ai e quajti “rekord i turpshëm, 48 herë” bllokadën nga Avni Dehari përmes uzurpimit proceudral të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i Abdixhikut:

Siç edhe pritej, për secilin me mendje institucionale, Gjykata Kushtetuese sot vërtetoi qëndrimin e LDK-së – insistimin tonë të hershëm – se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar në bllokimin e institucioneve të vendit.

Comments