“Fluturonte” me 108 km/h në zonë të banuar: Policia arreston një banor të Gostivarit me Audi
Më 19.08.2025 në orën 19:21 në fshatin Sopotnica, rajoni i Demir Hisarit, punonjës policie nga Stacioni Policor i Demir Hisarit e arrestuan I.S. (40) nga fshati Debresh, rajoni i Gostivarit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet “Audi” me targa të Gostivarit në një zonë të banuar me shpejtësi 108 kilometra në orë, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Ai u mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim i duhur sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

