Mosrespektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ po diskriminon shqiptarët!

439
fresco

Mosrespektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ po diskriminon shqiptarët!

Gjykata Kushtetuese me vendim të qartë shfuqizoi dispozitat që ndanin popullsinë në rezidentë dhe jorezidentë, duke i shpallur ato në kundërshtim me Kushtetutën dhe me parimin e sundimit të ligjit.

Ky vendim i ktheu gjërat në gjendjen e mëparshme, duke ndaluar çdo kategorizim artificial të popullsisë.

Megjithatë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po vepron në kundërshtim me këtë vendim dhe po e zvogëlon numrin e këshilltarëve komunal në komunat shqiptare.
Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe tentim për të ulur përfaqësimin e shqiptarëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe i padiskutueshëm. Politika dhe institucionet duhet ta respektojnë pa kushte.
Numri i këshilltarëve nuk guxon të ndryshohet,
diskriminimi duhet të ndalet menjëherë!

Comments