Krasniqi refuzon ftesën e Kurtit për të biseduar për zgjedhjen e Rashiqit: “Jo lojërave politike”
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njoftoi se as në seancën e sotme grupi i tij parlamentar nuk do të japë votën për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke bërë që procesi i konstituimit të mbetet i bllokuar. Ai shtoi se kishte refuzuar edhe një ftesë nga deputeti Kurti për një takim lidhur me këtë çështje.
Krasniqi theksoi se partia e tij nuk mund të bëhet pjesë e kalkulimeve politike, edhe pse, sipas tij, në një kontekst tjetër Rashiq do të ishte një zgjedhje e denjë për këtë pozitë. Ai kujtoi se Kurti nuk kishte treguar një zell të ngjashëm në rastet e tjera, si për votimin e Albulena Haxhiut.
“Nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq në një rrethanë tjetër do të ishte një nënkryetar shumë i mirë. Kurti këtë entuziazëm për me zgjedh Rashiqin, se ka pas as për me zgjedh Albulena Haxhiun e aq më pak për Dimal Bashën. Edhe ai e di që një gjë e e tillë s’është në pajtim”, tha Krasniqi para nisjes së seancës.
Ai rikujtoi gjithashtu se kishte refuzuar një takim me Kurtin për këtë kandidaturë.
“Unë kam refuzuar sot që ta takojë z.Kurti përkundër kërkesës së tij që me u taku me diskutu për zgjedhjen e Nenad Rashiqit”, deklaroi Krasniqi.

