Shkon mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

148
fresco

Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan ka kaluar mbi 800, tha zëdhënësi i Qeverisë talibane në një përditësim, duke shtuar se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në provincën e largët Kunar.

Rreth 800 persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 500 të tjerë janë plagosur në Kunar, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp në Kabul, duke shtuar se shifrat për provincën Nangarhar mbeten të pandryshuara: 12 të vdekur dhe 255 të plagosur, shkruan The Guardian.

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës.

Ministria e Brendshme Afgane tha më herët se 1.500 persona u plagosën.

“Tërmeti vrau 610 persona dhe plagosi 1,300 të tjerë në provincën Kunar, me shumë shtëpi të shkatërruara”, tha më herët zëdhënësi Abdul Mateen Qani.

Më vonë mediat raportuan për rritje të numrit të personave të plagosur.

Kërkimet mes rrënojave po vazhdojnë.

Comments