Taravari sfidon VLEN: Fitojmë mbi dy me një më 19 tetor

98

Aleanca për Shqiptarët mbajti sonte Kuvendin Qendror të partisë, ku u finalizuan listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë.

Kryetari Arben Taravari, pas mbledhjes, deklaroi se Aleanca Kombëtare për Integrim pritet të shënojë fitore bindëse në zgjedhjet e 19 tetorit, me një diferencë mbi dy me një ndaj koalicionit VLEN.

Ai theksoi se nga 7-8 kandidatë për kryetarë komunash, katër pritet të fitojnë që në raundin e parë. Taravari u shpreh i bindur në suksesin e koalicionit dhe uroi kandidatët për një garë të suksesshme.

Comments