Vendimi i Arben Taravarit,një shembull për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

216
fresco

Vendimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të braktisur qeverinë në momentin kur roli i faktorit shqiptar po zbehej nga politika revanshiste dhe nacionaliste e VMRO-DPMNE-së, ishte një hap i guximshëm dhe me peshë historike. Ky akt i tregoi opinionit se dinjiteti dhe interesi kombëtar janë më të rëndësishëm se çdo karrige qeveritare.

Pas largimit nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët u rreshtua në Frontin Kombëtar, një vendim që u mirëprit me respekt e mirënjohje nga shumica e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga faktorët relevantë në dy shtetet shqiptare. Ky bashkim forcoi zërin politik të shqiptarëve dhe solli një frymë të re bashkëpunimi.

Mirëpo, ky hap i drejtë nuk mbeti pa pasoja. Arben Taravari u vu në shënjestër të sulmeve të paprecedentë, shpifjeve, kanosjeve dhe baltosjeve të shumta. Të gjitha këto ishin të orkestruara vetëm për të amortizuar fuqinë e tij dhe për të dobësuar ndikimin që i dha Frontit Kombëtar dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Ky vendim i Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët duhet të shërbejë si shembull i ndritur për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: se parimi, bashkimi dhe përfaqësimi dinjitoz i shqiptarëve janë më të vlefshëm se çdo interes i ngushtë partiak.

Comments