Memishi njofton tubimin e madh të VLEN-it në Tearcë: Të sjellim ndryshimin që meriton komuna jonë!

Kandidati i VLEN për komunën e Tearcës, Daut Memishi nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ditën e diel në sallën e sportit në Sllatinë ora 19:30 do të mbahet tubim qendror i VLEN. Sipas Memishit, ky tubim do të tregoj vendosmërin për ndryshim.
“FTESË PËR TUBIM
Të dashur qytetarë të Komunës së Tearcës,
Ju ftoj të gjithëve në tubimin e madh për të dëshmuar vendosmërinë tonë për NDRYSHIM!
Ejani që së bashku, me Një Zë, ta sjellim ndryshimin që e meriton komuna jonë!
5 Tetor është data, e Diel është dita!
Ora: 19:30
Vendi: Sllatinë – Salla e Shkollës
💬 Pjesëmarrja juaj është forca jonë!”, shkruan Memishi.