Gara e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, si betejë për legjitimitet!

56
fresco

Më 19 tetor, në “državën Severna” do të mbahen zgjedhjet lokale, ku në këtë garë të fortë mes dy blloqeve etnike dy aktorët kryesorë të fushës së mejdanit janë VMRO dhe DUI.

Siç dihet VMRO-ja me komitë dhe me koslicionin e tyre “Maqedonia e ytja” pretendojnë t’i marrin shumicën dërrmuese të komunave me shumicë maqedone, ndërsa DUI me aleatët në kuadër të koalicionit AKI, pretendojnë gjithashtu të fitojnë shumicën e komunave me shumicë shqiptare.

Humbësi madh i këtyre zgjedhjeve sipas anketave dhe sondazheve në bllokun maqedon janë socialdemokratët e Filipçes, kurse në bllokun shqiptar me gjithë mbështetjen e kryeministrit në detyrë Kurti, humbësit e vërtetë do të jenë koalicioni i qylaxhinjve VREDI.

Pa dashur të bëj tifo për ndonjë subjekt politik apo ndonjë kandidat më duhet të konstatoj se mbështetja e kandidatëve të Koalicionit AKI me në krye DUI-n, ka gjetur mirëkuptim në mesin e shumicës shqiptare, ku po udhëheqin bindshëm nëpër sondazhe të anketave të ndryshme, përkundër vredistëve që janë katandisur si mos më keq në këtë garë.

Kjo garë është një test për legjitimitetin e kësaj qeverie të koalicionit, ku vredistët edhe pse si humbës të zgjedhjeve parlamentare të 8 majit te vitit të kaluar në bllokun shqiptar, përkundër vullnetit politik te shqiptarëve despoti Micko i merr në koalicion qeveritar vasalët vredistë, si “shërbetorë të oborrit të tij mbretëror”.

Për hir të realitetit duhet thenë se legjimitetin e një qeverie koalicioni ta jep sovrani popull me votë, që në ketë rast ishte vullneti i despotit të vockël dhe jo i shqiptarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku për pasojë në vend të ndryshimit për së mbari vendi ka bërë hapa prapa në rrugën europiane, madje duke ia berë me një sy Moskes dhe Beogradit.

Këto zgjedhje do te jenë referendum për konfirmimin e besimit dhe legjimitetit të votës popullore se kush ka mbështetjen e popullit dhe kush nuk e ka mbështetjen e tij. Megjithatë, le të presim mbrëmjen e 19 tetorit, për të parë se kush e ka mbështetjen dhe legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar dhe kush jo.

Medai Shaholli

Comments