Tetovë: 43-vjeçari sulmon nxënës në shkollë dhe kërcënon familjarët e tij

60
fresco

Më 02.10.2025, rreth orës 10:35, policia e Tetovës ka privuar nga liria personin L.H. (43) nga Tetova, i cili dyshohet se gjatë pushimit të gjatë në një shkollë fillore ka sulmuar fizikisht një nxënës 14-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël, duke përdorur edhe një mjet metalik.

Pas ngjarjes, L.H. ka kërcënuar me mjet të mprehtë babain e të miturit, F.O. (43), vëllain e tij I.O. (18) dhe fqinjin e tyre A.D. (31), të cilët kishin shkuar për të parë çfarë kishte ndodhur.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Comments