Detaje ekskluzive nga hetimi për tentim vrasjen ndaj pulmologut Zekirija Shahini në Kumanovë

630
fresco

Policia akoma nuk ka zbardhur identitetin e personit që një ditë më parë kreu atentat ndaj pulmologut Zekirija Shahini nga Kumanova. 36 vjeçari për të cilin ka njoftuar Ministria e Brendshme se kërkohet për veprën penale tentim vrasje, sipas burimeve tona rezulton të që për momentin të ndodhet jashtë shteti. Sipas informacioneve jo zyrtare të siguruara nga organet e rendit bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Fazliu, 36 vjeç me adresë të paraqitur në fshatin Tërnov të Gostivarit. Ai nuk është personi që dyshohet se i maskuar ka shtënë me armë ndaj mjekut.

Ndërkohë gruaja që paraqitet si e arrestuara përkohësisht, sipas burimeve tona quhet Arjeta Adili, 43 vjeç nga Tetova me adresë banimi në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës. Sipas burimeve tona ndaj dy personave janë lëshuar dy kallëzime penale dhe janë dorëzuar në Prokurorinë Publike. Lulzim Fazliu kallëzohet penalisht për “cenim të sigurisë” ndërsa Arjeta Adili për “nxitje”. Përkatësisht, në gjithë situatën është i përfshirë një person tjetër që jo zyrtarisht quhet Biljana Jovanovska. E njëjta ka pasur disa herë kontakt me Arjetën që rezulton të jetë bashkëshortja e Zekirija Shahinit. Televizioni Alsat brenda burimeve ka mësuar edhe bisedat që janë zhvilluar mes dy zonjave gjatë muajit shtator. Për shkak të ndjesisë së hetimeve, të njëjta nuk do të bëhen publike nga ana jonë.

Megjithëse ajo që mësohet është fakti se Jovanovska disa herë është kërcënuar përmes mesazheve më zë nga Fazliu në emër të zonjës Arjeta. Nuk dihet lidhja e këtyre të fundit, ndërsa deri tani nuk kemi arritur as ta mësojmë statusin juridik-martesor mes Zekirija Shahinit dhe Arjeta Adilit.

Pyetjet që parashtrohen tani dhe që policia akoma nuk ia ka konfirmuar: Kush është personi që kreu atentatin dhe nga kush u motivua? Në çfarë cilësie Fazliu ka kërcënuar Jovanovskan në emër të Adilit? A ka qenë në njohuri për gjithë këto zhvillime viktima e këtij atentati, Zekirija Shahini. Ky i fundit parmes një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe rasti nuk ka ngjyrime politike. Ndaj organeve apelon që ta zbardhin rastin sa më shpejtë të jetë e mundur. /Alsat.mk

Comments