Trump thotë se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të marrëveshjes për paqe

234
fresco

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të një plani paqeje për Gazën.

“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”, shkroi Trump në Truth Social, shkruan BBC.

Njoftimi vjen pas tre ditësh bisedimesh indirekte në Egjipt – të ndërmjetësuara nga zyrtarë nga Egjipti, Katari, Turqia dhe SHBA-të, që synojnë t’i japin fund konfliktit dyvjeçar.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi konfirmuan gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje.

Comments