Marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Hamasit, sukses i madh diplomatik për rajonin dhe paqen globale!

211
fresco

Shumë vende të botës kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes paqësore mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme.

Falënderimet më të mëdha i drejtohen Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për rolin e tij vendimtar dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm në ndaljen e konfliktit izraelito-palestinez dhe shumë konflikte tjera në botë.
Kontributi i ndërmjetësuesve nga Vlersohet lart roli iKatarit dhe Egjiptit sepse roli i tyre ishte gjithashtu thelbësor për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

Urime popullit të shumëvuajtur të Gazës!
Zoti e bekoftë këtë tokë të plagosur, që njerëzit e saj të jetojnë në paqe, liri dhe dinjitet.
Urojmë që çdo shtëpi të rindërtohet, çdo fëmijë të qeshë përsëri, dhe që bota demokratike të qëndrojë e bashkuar për ta ndihmuar në këtë rrugë të re shprese dhe jete.

Të shpresojmë fuqishëm që, pas shumë vuajtjesh, populli palestinez të gjejë paqen, sigurinë dhe mundësinë për rindërtimin e vendit të tij.
Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë proces, duke dëshmuar se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbeten çelësi i një të ardhmeje më të qetë e më të qëndrueshme për të gjithë rajonin.

Kontributi i ndërmjetësuesve si Katari dhe Egjipti vlerësohet lart sepse roli i tyre ishte gjithashtu thelbësor për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

Comments