Shkupi “mbytet” në mbeturina, qytetarët shprehen të revoltuar

163
fresco

Riciklimi i mbeturinave për qytetarët e Shkupit thuajse është term i harruar, pasi kur hedhin mbeturinat, shpresojnë që të gjejnë një kontejner të zbrazur. Thuajse në çdo pikë grumbullimi të mbeturinave gjen deponi rreth kontejnerëve të stërmbushur dhe kontejner të prishur apo edhe të djegur pjesërisht.

Qytetarët e Shkupit propozojnë aksion pastrimi, për një kryeqytet më të pastër dhe pa mbeturina.

“Është kaos i vërtetë, në çdo kalim afër kontejnerëve unë turpërohem dhe irritohem dhe nuk di se çfarë të them, nuk kam fjalë. Asnjëherë nuk ka qenë më keq se tani. Çfarë do të ndërmarrin në të ardhmen nuk e di as për kënd të votoj, pa dallim asaj që premtojnë askujt nuk i besoj më”, tha një qytetare.

“Çfarë të them, duhet një aksion që të organizohet e jo vetëm të pritet nga mirëmbajtësit e higjienës por duhet edhe ne të ndihmojmë”, u shpreh një qytetar.

“Mendoj qe edhe qytetarët e teprojnë pasi hedhin mbeturina të ndryshme”, tha një tjetër qytetar.

“Do bëhet, të rinj jemi dhe do të behet, do e pastrojmë qytetin nuk është problem. Kur? Unë mendoj se pas zgjedhjeve”, nënvizoi një qytetar.

Nga Higjiena Komunale thonë se aktivitetet po zhvillohen në përputhje me dinamikën e parashikuar për grumbullimin por për shkak të sasisë së shtuar të mbeturinave komunale ndodhë që të ketë vonesa në mbledhjen e mbeturinave. /Alsat.mk

Comments