Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli: Do të mbështes Daut Beqirin

151
fresco

Pas një reflektimi të kujdesshëm, kandidati për kryetar të komunës së Haraçinës ka vendosur të tërheqë kandidaturën e tij dhe t’i japë mbështetje kandidatit të VLEN-it Daut Beqirit.

Në njoftimin e bërë publik, ai thekson se vendimi është marrë pas analizës së situatës politike dhe bindjes se Beqiri është “njeriu i duhur për Haraçinën”.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur ta tërheq kandidaturën time për kryetar komune dhe ta përkrah njeriun e duhur për Haraçinën, Daut Beqirin. Një njeri me vizion, energji dhe dashuri të sinqertë për vendin tonë,” – thuhet në postimin e tij./Zyrtare.net

Comments