Mitrovica në balotazh: Tahiri dhe Peci ndahen nga vetëm 28 vota

99
fresco

Mitrovica ka përjetuar një nga garat më të ngushta zgjedhore për kryetar komune në zgjedhjet e mbajtura dje. Rezultatet paraprake tregojnë një duel të fortë mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci.

Sipas të dhënave, Arian Tahiri ka siguruar 47.89% të votave (15,368 vota), ndërsa Faton Peci është shumë pranë me 47.80% (15,340 vota) – një diferencë prej vetëm 28 votash mes dy kandidatëve.

Kandidatët e tjerë në garë ishin:

Gëzim Plakolli nga LDK me 3.57% (1,146 vota)
Qazim Nimani nga AAK me 0.74% (237 vota)
Mitrovica përfundimisht do të shkojë në balotazh, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Comments