Policia jep detaje rreth incidentit të djeshëm me armë në Drenas

77
fresco

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një incident të ndodhur dje pasdite në Drenas, ku pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ka ndodhur një përleshje ndërmjet tre personave.

Policia njofton se dy nga të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim.

“Gllogoc / 12.10.2025 – 14:36. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ka ndodhur një përleshje në mes tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe një sëpate, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se njo i dyshuar qe gjendet në arrati kishte shtënë përderisa ishte në veturë. Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Comments