Kasami: Transport publik falas dhe hapësira rekreative tek Kazerma

91
fresco

Në emisionin Debat 21 në TV21, kryetari aktual i Tetovës dhe kandidat për një mandat të dytë, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, prezantoi disa nga projektet kryesore që planifikon të realizojë nëse rizgjidhet.

Një nga premtimet e tij kryesore është krijimi i një linje të veçantë të transportit publik, e cila do të mbulojë pjesën më të madhe të qytetit. Kasami gjithashtu njoftoi vendosjen e vendeve të parkimit për autobusët dhe garantoi se transporti do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“I siguroj gjithë qytetarët e Tetovës se do të kenë transport falas,” deklaroi Kasami.

Ai gjithashtu njoftoi për projektet e ardhshme në zonën e Kazermës së Tetovës, ku synohet ndërtimi i objekteve administrative dhe një parku publik, me një investim rreth 5 milionë euro për të larguar strukturat ushtarake dhe për ta kthyer hapësirën në një zonë funksionale dhe rekreative për qytetarët.

Programi i Kasamit përqendrohet në zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e standardit të jetesës për qytetarët e Tetovës.

Comments