“Alta Banka” serbe oficialisht merr në kontroll “Stopanska Banka Manastir”

82
fresco

Alta Banka e Serbisë është bërë zyrtarisht pronarja e re e Stopanska Banka Bitola, pasi oferta e saj u pranua nga një total prej 262 aksionarësh, raportoi 4NEWS.mk, transmeton Faktiditor.info

Si pjesë e transaksionit, u shitën 344,420 aksione, që përfaqësojnë 88.09 përqind të kapitalit të përgjithshëm aksionar të bankës me seli në Manastir.

Alta Banka me seli në Beograd ofroi 3,777 denarë për aksion të emetuar nga Stopanska Banka Bitola. Që oferta të ishte e suksesshme, duhej të shiten të paktën 273,795 aksione, ose 70.03 përqind e totalit të emetuar prej 371,538 aksionesh të zakonshme me të drejtë vote.

Me këtë blerje, institucioni financiar serb zgjeron ndjeshëm praninë e tij në rajon, dhe Stopanska Banka Bitola fiton një pronar të ri strategjik me të cilin pritet të modernizojë dhe forcojë më tej operacionet e saj./Faktiditor.info/

Comments