Arben Taravari: Bajram Rexhepi do jetë kryetari i ri i Tetovës

95
fresco

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas përfundimit të tubimit qendror në Tearcë, ka vizituar shtabin zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Reçicë të Vogël.

Gjatë vizitës, Taravari është pritur nga aktivistë dhe përkrahës në një atmosferë festive dhe entuziaste, ku ka falënderuar strukturat për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në fushatën zgjedhore. Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit të votuesve për ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se “fitorja e madhe e 19 tetorit fillon nga Reçica e Vogël”.

Në takim është theksuar se fushata po zhvillohet me ritëm të lartë dhe se mbështetja e qytetarëve për ndryshim po rritet çdo ditë e më shumë. Reçica e Vogël, si një nga qendrat simbolike të lëvizjeve politike shqiptare në Tetovë, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Comments