10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

122
fresco

TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në Shkup dhe Ohër, do të ofrojnë këtë dimër 10 destinacione të reja, duke nisur nga fundi i tetorit 2025 dhe deri në mars të vitit 2026, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

“Gjatë dimrit dy aeroportet do të jenë të lidhura me destinacione të reja si Bari, Stokholm, Bazel, Madrid, Larnaka, Pragë, Keln, Budapest, Neapoli, Milano dhe Zhenevë. Kjo do të ofrojë mundësi të reja për udhëtim dhe lehtësi për pasagjerët”, tha mes tjerash Kurt.

Në total, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ofrojë 49 destinacione të rregullta me 17 kompani ajrore dhe 13 destinacione charter, ndërsa Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër do të ketë pesë destinacione të operuara nga tre kompani.

Kurt theksoi se të gjitha linjat e reja janë rezultat i kërkesave të pasagjerëve dhe analizave të tregut, ndërsa TAV Maqedonia vazhdon të negociojë lidhje të drejtpërdrejta me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Mesme, si dhe të forcojë lidhjet me Spanjën dhe Britaninë.
Nga fillimi i vitit, të dy aeroportet kanë shërbyer mbi 2.5 milion pasagjerë, me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Destinacioni më i frekuentuar mbetet Stambolli, pasuar nga Bazeli, Frankfurti, Cyrihu dhe Vjena. TAV Maqedonia gjithashtu punon për investime të reja në kapacitetet e aeroportit, përfshirë zgjerimin e terminaleve, modernizimin e pikave të sigurisë dhe hapjen e zonave të reja për pasagjerët, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimeve.

Comments