Djali i Jakup Krasniqit thumbon VV-në: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

109
fresco

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, duket se ka thumbuar zyrtarët e VV-së që po e kritikojnë protestën e djeshme në Tiranë.

Ai është habitur se pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, deputeti i PDK-së ka shkruar se nuk mund të pranohet që ata që ranë për liri të quhen të mirët, e ata që luftuan deri në fund të quhen të këqijtë.

“Kush mund të ketë frikë nga kërkesa për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe nga thirrja që drejtësia në Gjykatën Speciale të jetë në përputhje me standardet europiane? Përtej dallimeve politike që mund t’i kemi sot, duhet ta kemi të qartë se çdo familje, çdo dëshmor dhe çdo bashkëluftëtar që prej fillimeve të luftës për liri, janë pjesë e të njëjtës rrugë, të njëjtës sakrificë dhe të njëjtit ideal. Nuk mund të pranojmë që ata që ranë për liri të quhen të mirët, e ata që luftuan deri në fund të quhen të këqijtë. O jemi të gjithë të mirë, sepse ishim bashkë në luftën për liri, o jemi të gjithë të këqij nëse sot e mohojmë atë luftë. Lufta nuk ka përfunduar në vitin 2020, por në vitin 1999”, ka shkruar Krasniqi.

Comments