Nazim Taipi: Pjesëmarrja në votime është forca më e madhe që kemi si qytetarë
Kandidati për kryetar komune, Nazim Taipi, sot ka ushtruar të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor.
“Sot votova me bindjen se pjesëmarrja është forca më e madhe që kemi si qytetarë,” tha Taipi pas votimit. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë me qetësi, me bindje dhe me përgjegjësi.
“Pavarësisht bindjeve politike, më e rëndësishmja është të marrim pjesë dhe të vendosim bashkë për të ardhmen tonë të përbashkët,” shtoi ai.
Taipi theksoi se procesi i votimit është momenti kur secili qytetar mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin që do të marrë vendi.