Osmani (AKI): Rezultati në Çair mund të ndikojë në thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme

93
fresco

Kandidati për kryetar të Çairit nga radhët e Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani ka deklaruar se çdo votë në këtë komunë do të përcaktojw kursin evropian të shtetit si çështjen e Marrëveshjes së Ohrit e raporteve ndëretnike.

Osmani ka pohuar mundësinë që rezultati në Çair mund të dërgojë kërkesë për zgjedhje të reja të parakohshme të nivelit qendror.

Pas votimit të tij, ai fton qytetarët që të dalin masivisht dhe të votojnë, pasi që sot çdo votë, sipas tij është përpjekje për të ndalur çdo tentim për keqpërdorim të votës.

Osmani: Çdo dalje është edhe përpjekje për të ndalur çdo keqpërdorim të votës

“Ditë feste por edhe ditë historike. Ka rastisë që mbi shpatulla të qytetarëve të Çairit të mbahet barra e historisë së vendit, popullit por edhe Çairit, për shkak se në çdo votim, çdo votë do të përcaktohet edhe kursi evropian i shtetit, çështja e Marrëveshjes së Ohrit dhe raporteve ndëretnike, por edhe e ardhmja e Çairit. Falënderoj qytetarët që e kanë marrë mbi shpatullat e tyre këtë përgjegjësi dhe sot do të japin mesazhin e duhur. Dua t’i ftoj që të dalin masivisht, sot çdo dalje është edhe përpjekje për të ndalur çdo tentim, eventualisht keqpërdorim të votës”, tha Osmani.

Ndërsa për zgjedhje të parakohshme në nivelin qendror në Maqedoninë e Veriut, Osmani akuzoi kundërkandidatët e tij, të cilët sipas tij po bënë dëm shtetit për shkak se e ka shkëputur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën evropiane dhe ka futur në një kamp tjetër me Serbinë.

Osmani: Çairi ka rastisur të jetë ai kodi për të çmontuar një sistem që është duke bërë aq dëmë edhe shtetit

“Çairi ka rastisur të jetë ai kodi për të çmontuar një sistem që është duke bërë aq dëmë edhe shtetit për shkak se e ka shkëputur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën evropiane dhe e ka futur në një kamp tjetër me Serbinë, për shkak se pothuajse e ka anuluar Marrëveshjen e Ohrit, por edhe Çairi është para kolapsit total”, tha Osmani.

Comments