Zgjedhjet që nuk sjellin zgjidhje!

104
fresco

Dje në “državën e Severnistanit” u mbajtën zgjedhjet lokale, ku disa kryetarë u zgjodhën që në turin e parë dhe disa të tjerë priten të zgjidhen ne turin e dytë, si kryekomunarë dhe këshilltarë të rinj që do t’i menaxhojnë komunat në mbarë vendin për katër vitet e ardhshme.

A janë kryekomunarët e VREDI-t të zgjedhur me vota të pastra shqiptare ashtu siç lëvdoheshin ata para një viti në zgjedhjet parlamentare?
Sigurisht që jo!

Në fitoren e kryekomunarëve vredistë kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë komitët e Mickos, dhe se falë votës se VMRO-së kryekomunarët e VREDI-t morën ato mandate që morën.

Pra, votat për të cilat krenohen vredistëve nuk janë vota të pastra shqiptare, por janë edhe vota komitësh, turq e romë…

Po a mund t’i realizojnë kryekomunarët shqiptarë të gjitha kerkesat e qytetarëve shqiptarë nëpër komunat përkatëse?

Sigurisht se jo.
Madje as 30% të kërkesave të tyre nuk mund t’i realizojnë, pasi despoti Micko dhe qeveria e tij rezervon të drejtën e marrjes së kompetencave të menaxhimit të pushtetit lokal, si një shtet i centralizmit dhe i autoritarizmit.

Edhe përkundër angazhimit të qeverisë mbi plotësimin e legjislacionit sipas rekomandimeve të BE-së mbi decentralizimin e pushtetit lokal, pushteti qendror edhe më tej ruan të drejtën jolegjitime të marrjes së kompetencave të këshillit komunal dhe të kryetarit të komunës, sa herë që nuk i pëlqejnë vendimet e tyre!

Ndaj, edhe këto zgjedhje nuk janë zgjidhje për qytetarët me një pushtet të centralizuar që mban dhe ruan kompetencat e supremacisë së pushtetit qendror mbi pushtetin lokal që vetëm pushtet lokal nuk është.
Aq më tepër, me një despot kryeministër si Micko, që sa vjen e më shumë po heq maskën e premierit reformator, duke nxjerr kështu fytyrën e vërtet të antishqiptarit të përbetuar!

Siç e kam theksuar disa herë se kryekomunarët të cilitdo koalicion shqiptar qofshin, ata do të kenë në duar vetëm “çelësat e kashtës”, duke ngelur pa kompetenca por vetëm si masha në duart e shovinistit dhe antishqiptarit të dëshmuar Micko.

Problemi i vërtet qëndron te pushteti centralist i qeverisë despotike të Shkupit, i cili nuk ka vullnet politik ta decentralizojë pushtetin lokal si formë demokratike e qeverisjes lokale, pasi me këtë qëndrim qeveria e sheh pushtetin lokal opozitar shqiptar si “gogol” që i bën karshillëk pushtetit qendror.

Megjithatë, injoranca jonë vazhdon të shohin ëndërra të bukura me supermanë kryekomunarë që do bëjnë “hatanë” për komunat e tyre në katër vitet e ardhshme.
Por, në fakt ata do vazhdojnë ta hanë sapunin për djathë.

Medai Shaholli

Comments