Deputeti Asllani: Kam arritur dakordancë me Kurtin, do ta votoj qeverinë

351
fresco

Procesi për formimin e qeverisë së Kosovës ka hyrë në ditët finale, ndërsa mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka në dispozicion deri më 26 tetor për të prezantuar kabinetin dhe për të siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetësh.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati për formim i është dhënë Kurtit më 11 tetor nga Vjosa Osmani.

Nga ai moment ka filluar afati 15-ditor, që përfundon më 26 tetor.

Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar ndonjë marrëveshje konkrete me parti të tjera për koalicion.

Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëse në Kuvend, ka nevojë për të paktën edhe 13 vota për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh.

Deputeti i pavarur nga komuniteti ashkali, Artan Asllani, në një prononcim për FrontOnline ka bërë të ditur se do ta votojë qeverinë e Kurtit.

‘’Normalisht që do ta votoj qeverinë Kurti’’, tha Asllani

Ai ka thënë se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me Kurtin, ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me bashkëqeverisjen.

Sipas tij, gjatë këtyre takimeve është krijuar një dakordancë për bashkëpunim dhe se ai është i vendosur ta mbështes formimin e qeverisë Kurti.

‘’Kemi pasur takime të vazhdueshme me z.Kurtin , kemi diskutuar çështje të ndryshme, kemi diskutuar për bashkëqeverisje, kemi biseduar se si mund të japim kontributin në ekzekutiv dhe e kemi krijuar një lloj dakordance’’, deklaroi ai

Comments