Vlerat evropiane nuk mund të shtyhen pafundësisht!

104
fresco

Parlamenti Evropian, me shumicë votash, miratoi një raport shumë kritik ndaj Serbisë, duke i dërguar një sinjal të qartë rajonit se vlerat evropiane nuk mund të shtyhen pafundësisht.
Ndërkohë, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të zbatojë plotësisht marrëveshjen e vitit 2022, që përfshin edhe ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Nga ana tjetër, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë shprehin pakënaqësi me ngecjet në rrugën e integrimit evropian, proces që është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Në këtë situatë, Hristijan Mickoski dhe partia e tij duhet të vendosin me maturi dhe pa inate, cilat hapa do të ndërmarrin për të mirën e shtetit.
Pas fitores në zgjedhjet lokale, është e pritshme që ai të kërkojë një mandat të plotë katërvjeçar në pranverë, por kjo do të varet nga mënyra se si do të menaxhojë presionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.
Nga pala shqiptare ndryshimet kushtetuese janë të mirseardhura sepse do të zgjidhet edhe çështja e gjuhës shqipe dhe barazisë së plot në një shtet shumë etnik!

Comments